Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

‘OBSH duhet të ketë turp’, Trump: Kemi prova ndaj Kinës

spot_img

Lajme të ngjashëm

98bfa69d05ed336a43d19eb8dbe328a5

Presidenti i SHBA, Donald Trump ditën e djeshme në një konferencë për shtyp tha se ka prova që virusi ka erdhur nga një laborator në Wuhan.

“Ne do të shohim se nga vjen. Kemi njerëz që merren me këtë. Njerëz shkencorë, njerëz të inteligjencës,” është shprehur Trump.

Sakaq, Trump ka thënë se ka prova por nuk i lejohet t’i tregojë ato tani.

‘The guardian’ raporton se Trump nuk ka lënë pa përmendur edhe Organizatën Botërore të Shëndetit ndërsa ka thënë se ‘duhet t’u vijë turp’ pasi është sjellë më shumë si Instituti i Shëndetit të Kinës.

“Unë mendoj se Organizata Botërore e Shëndetit duhet të ketë turp sepse ata janë sjellur si Instituti i Shëndetit të Kinës”, tha Trump.

Kujtojmë që presidenti Trump ka ndërprerë fondet nga OBSH pasi sipas tij ata nuk e menxhuan aspak mirë situaten e pandemisë.

SHBA është një ndër vendet më të ‘goditura’ nga koronavirusi ku deri më tani 63,019 kanë humbue jetën, ndërsa 1,070,032 janë të infektuar.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img