Hapësire reklamuese

Bota

OBSH: Bota po dështon në furnizimin me vaksina

Shkruar nga Newsbomb
OBSH: Bota po dështon në furnizimin me vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është shprehur se vendet e varfëra kanë mungesë të madhe vaksinash anti Covid.

OBSH e ka quajtur një dështim global, që vendet e varfëra nuk janë furnizuar me vaksina kundër koronavirusit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se situata në Afrikë është po aq e rrezikshme sa përhapja në gjithë globin e variantit më ngjitës, Delta.

"Bota jonë po dështon. Problem është furnizimi, thjesht na jepni vaksinat", tha Ghebreyesus në një konferencë për media.

COVAX, një program global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra i udhëhequr bashkërisht nga aleanca e vaksinave GAVI dhe OBSH-ja, ka shpërndarë 90 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 në 132 vende.

Sondazh

Poll