OBSH bën bilancin: Mbi 564 mijë raste të reja të koronavirusit brenda një dite në botë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:23 30-11-2020 OBSH bën bilancin: Mbi 564 mijë raste të reja të koronavirusit brenda një dite në botë

Bota prej disa muajsh është ‘pushtuar’ nga koronavirusi.

Në pranverë u përballëm me valën e parë të Covid-19, ndërsa tani shumë vende po përballen me valën e dytë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ditën e djeshme ka bërë me dije shifrat e errta që u shënuan nga Covid-19 në botë.

Më shumë se 564 mijë raste të konfirmuara të koronavirusit u regjistruan brenda 24 orëve dhe numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 61.87 milionë.

Deri më 29 nëntor, në të gjithë botën janë raportuar 61,869,330 raste të koronavirusit dhe 1,448,896 vdekje të lidhura me Covid-19.

Numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 564,813 në 24 orët e fundit dhe numri i vdekjeve u rrit me 8,985.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E RËNDË NË TIRANË/ Pacienti me Covid-19 hidhet nga ‘Shefqet Ndroqi’, ndërron jetë në vend
60 vjeçari me Covid u hodh nga spitali dhe ndërroi jetë, rasti i 5-të që vetëflijohet në Shqipëri dhe i 4-ti vetëm nga ‘Shefqet Ndroqi’ (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.012001037597656
array(1) { ["section"]=> string(92) "obsh-ben-bilancin-mbi-564-mije-raste-te-reja-te-koronavirusit-brenda-nje-dite-ne-bote-229600" }