Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Oborri me fidanë kanabisi, brenda në shtëpi 8 kg drogë gati për shitje, arrestohet 36 vjeçari në Malsinë e Madhe

Shkruar nga Newsbomb
Oborri me fidanë kanabisi, brenda në shtëpi 8 kg drogë gati

Një 36 vjeçar është arrestuar nga Policia në Malsinë e Madhe, pasi në afërsi të shtëpisë së tij janë gjetur të kultivuara bimë kanabisi. Nga kontrolli në brendësi, në shtëpi janë gjetur dhe 8 kg drogë gati për shitje.

Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit, shërbimet e Komisariatit në Malësisë e Madhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

- D. J., 36 vjeç banues ne fshatin Duke, Malësi e Madhe, pasi në afërsi të banesës së këtij shtetasi  u konstatuan të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 8 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva.  

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll