Hapësire reklamuese

Showbiz

'Objekt për t'ua kujtuar lukuninë burrave', Einxhel Shkira i kundërpërgjigjet shkrimtares: Mos justifikoni përdhunuesit, përdhunimi s’vjen nga veshja

Shkruar nga Newsbomb
Einxhel Shkira-Flutura Açka

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ditën e djeshme ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale lidhur me veshjet e vajzave në ekranet televizive, ndërsa i ka cilësuar veshjet e prezantueseve të sportit si veshje diskotekash e plazhesh.

"Vajzat e sportit, i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo që të jenë objekt për t’ua kujtuar lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur të burrave, se çfarë u mungon. Në njëzet vite në Holandē, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur televizioni. E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”," shkruan Açka.

Ndaj këtij shkrimi ka reaguar moderatorja e njohur e sportit Einxhel Shkira e cila shkruan se ky status justifikon përdhunimin. Sipas Einexhit është shokuese që në një kohë kur të gjithë po luftojnë ndaj këtij fenomoeni, një grua të flasë për pikërisht për veshjen.

Sakaq, moderatorja është shprehur se do të ishte më mirë nëse shkrimtarja do të fliste për lirinë dhe emancipimin e grave sesa për veshjen e tyre.

"Kërkoj ndjesë që jam kaq e ndjeshme dhe mbase s’duhet të flas fare por në fund të fundit kjo është ajo që duan ca… heshtjen !! E ndonjëherë nëse nuk ndihmon është më mirë të heshtësh!! Jam e shokuar nga konstatimi dhe llogjika qe ka përdorur një shkrimtare shumë e nderuar, mbi të gjitha grua, duke ja faturuar përdhunimet veshjeve të moderatoreve!! Gjithë këto javë ku jepen statistika se përdhunimi s’vjen nga veshja, gjithë këto javë po ngrejme zerin se pamja nuk i jep të drejtë askujt të përdhunoje, shkojnë dëm. Kur një grua del dhe e thotë mbulohuni se i hypi nepsi këtyre që iu shohin nga ekrani dhe përdhunojnë ato që kanë në shtëpi pastaj se s’kanë ku e çojnë epshin" shkruan moderatorja.

105019234_1358641244334167_4625793275879981735_n.jpg

12e324r.JPG

2.JPG

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.