Obama dhe Putin përballen në OKB për çështjen e Sirisë

Publikuar tek: bota, më 21:57 28-09-2015 Obama dhe Putin përballen në OKB për çështjen e Sirisë Foto e bërë gjatë drekës së shtruar nga Ban Ki-moon

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe presidenti rus, Vladimir Putin u përballën sot në Nju Jork për krizën siriane duke bërë akuza të ndërsjella për rritje tensionesh dhe duke shfaqur mosmarrëveshje për vendin e rezervuar për Bachar al-Assad.

Për presidentin amerikan, Assad është një “tyran” që masakron fëmijët e pafajshëm. Për homologun rus, ai përfaqëson një qeveri legjitime me të cilën refuzimi për të bashkëpunuar do të ishte një gabim i madh.

Takimi mes dy drejtuesve, që do të zhvillohet në kuadër të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, njoftohet i tendosur. Dhe duket pak e mundshme që ky takim të nisë me njoftime konkrete, për t’i dhënë fund një lufte që shkatërron Sirinë prej katër vjetësh e gjysmë dhe ka shkaktuar tashmë më shumë se 240 000 të vdekur.

Përballë xhihadistëve ultra-radikalë të organizatës së Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, Putin kërkoi sot para OKB-së krijimin e një koalicioni të gjerë antiterrorist, të ngjashëm me atë kundër Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ne duhet të pranojnë se asnjë tjetër përveç forcave të armatosura të presidentit sirian, Bachar al-Assad po luftojnë vërtet Shtetin Islamik”, theksoi presidenti rus, i cili bëri një rikthim të madh në asamblenë e përgjithshme të OKB-së pas 10 viteve mungesë.

Këto deklarata iu bashkuan atyre të presidentit iranian, Hassan Rohani, i cili theksoi dje se regjimi i Damaskut duhet të qëndronte.

”Nëse tërhiqet qeveria siriane nga ekuacioni, terroristët do të hyjnë në Damask”, theksoi ai.

Disa minuta para Putinit dhe në të njëjtën tribunë, Obama përmendi hapur mundësinë për të punuar me Rusinë dhe Iranin.

Presidenti francez, François Hollande vlerësoi sot në OKB se tranzicioni politik në Siri fillon me largimin e Assadit, duke shtuar gjithashtu se nuk mund të imagjinohet asnjë zgjidhje politike me presidentin sirian.

”Ne duhet të bëjmë gjithçka që një tranzicion politik të mund të arrihet në Siri, ky tranzicion fillon me largimin e Bachar al Assad”, deklaroi ai në një konference shtypi.

Uashingtoni si dhe 60 vende evropiane dhe arabe sunite drejtojnë që prej një viti një koalicion ushtarak që godet bastionet e Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak.

Por të gjitha këto operacione ushtarake nuk e kanë penguar organizatën xhihadistë të konsolidojë pozicionet e saj, dhe as të shkatërrojë pushtetin e tërheqjes. Rreth 30 000 xhihadistë të huaj kanë shkuar në Siri dhe Irak që prej vitit 2011, sipas zyrtarëve të shërbimit sekret amerikan, cituar nga e përditshmja ”New York Times”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Putin: I vetmi që lufton vërtet kundër Shtetit Islamik është Asad
Më shumë se 500 mijë emigrantë kaluan Mesdheun këtë vit »
Article Logic
Execution time: 0.011576175689697
array(1) { ["section"]=> string(60) "obama-dhe-putin-perballen-ne-okb-per-ceshtjen-e-sirise-21874" }