Hapësire reklamuese

Aktualitet

"O yll bote!' Ja si e presin Bashën në Tepelenë, i moshuari e kap për qafe për ta përqafuar (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha në Tepelenë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me takimet e tij në qytete të ndryshme të vendit.

Pas Shkodrës, Elbasanit e Vlorës, sot ai ka shkuar në Tepelenë.

Kreu i PD-së është pritur me brohoritjet "Rama ik" kudo që ka shkuar, ndërsa dhjetëra qytetarë i kanë dalë përpara për ta përshëndetur.

Kësaj here qytetarët nuk kanë ngurruar ta quajnë Bashën "kryeministri i ardhshëm".

Njëri prej tyre e ka thërritur disa herë "o yll bote, o yll bote" kreun e PD-së, ndërsa një i moshuar e ka kapur për qafe për ta përqafuar.

“Faleminderit për mikpritjen, do të vazhdojmë me Gjirokastrën”, u është drejtuar Basha mbështetësve. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll