Hapësire reklamuese

Politikë

“O pall mos bëj diversion me Ridvan Boden”, Rama tregon arsyen e propozimit: Rrotkadristët e SHQUP-it e shpallën tradhëtar (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentit të një qytetari në Facebook-un e tij lidhur me propozimin e Ridvan Bodes në bordin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Qytetari me emrin Ismet e akuzon Ramën se po bën diversion me propozimin e ish ministrit demokrat për të shpëtuar nga situata e protestave të banorëve të Unazës së Re.

“Ke për të ikur zvarrë o legen”, i shkruan komentuesi ndërsa përgjigja e Ramës është jo më pak e “çuditshme”.

“Ridvan Boden unë e kam takuar vetëm një herë në jetë, në rrethana krejt të rastësishme pa asnjë lidhje me politikën. Shumë kohë më pas kur përgatisnim tre poropozimet për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë i kam çuar një mesazh dhe ai është përgjigjur pozitivisht”, i thotë Rama.

“Mirëpo dje kanë dalë propozimet zyrtare dhe Ridvan Bode është shpallur tradhëtar nga partia e tij. Dhe rrotkadrizmi politik i SHQUP-it është shtrirë me shpejtësi deri këtu ku ti Ismet më ke përcjellë mua përveç ngjyrave flamurnokiste dhe tërë neverinë e kadrisë tënde për tradhëtarin”, shton më tej Rama.

Përgjigja e plotë:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu