Në konferencën për mediat, Presidenti Ilir Meta publikoi një video nga fushata zgjedhore e 25 Prillit, ku shfaqej kryeministri Rama, i cili përmendet Metan kur fliste për patronazhistët.
“O Like…Për presidentin e Republikës e Kam, Ilir Metën… Mesazhi im për ata që merren me patronazhistët. Patronazhistët e dinë se kush jeni”, thotë Rama në video.
Ndëkrohë, Meta iu përgjigj duke i thënë kryeministrit se patronazhistët i njohin qytetarët e Shqipërisë.
“Ata njohin qytetarët e Shqipërisë. Ushtria e patronazhistëve, me në krye atë që ankohet për presidentin”, u shpreh Meta.