Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1kmh
20 %
Mar
28 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

“O këlysh bushtre”, ja skandali me tekstet e klasës së parë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Skandalet me tekstet shkollore nuk kanë të sosur. Pasi në tekstet e fëmijëve që nga klasa e parë mund të hyjë çdo lloj banaliteti pa “ngecur” në ndonjë filtër kontrolli, skandali i rradhës vjen nga fletoret e punës së klasës së parë.

Një person i tronditur i drejtohet faqes “Nisma Thurrje” duke denoncuar rastin shokues me tekstin e fletores së punës të klasës së parë.

“Doja të ndaja një shqetësim me ju. Mbesa ime këtë vit hyri në klasë të parë, deri ketu çdo gjë mirë por në fletoren e saj të punës vura re tekstin e mëposhtëm në foto. Me thoni pak është normale që fjalet kafkë, menderosur dhe këlysh bushtre të jenë në tekstet mësimore për klasën e parë. Ministrja e Arsimit as që e ka vënë ujin në zjarr për këto gafa “akademike” por na servir mësimin digital në shkolla”, shkruan i revoltuar ai.

Më shumë

spot_img