Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“O Ilir, Ilir, shko në shtëpi”, Meta i përgjigjet “flakë për flakë” Ramës: Lidheni të Marrin shokë socialistë! Unë do iki kur ti të shkosh në psikiatri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ilir Meta i përgjigjet “flakë për flakë” kryeministrit Rama, i cili pak më parë nga një takim në Njësinë nr.5 në Tiranë, e akuzoi Presidentin si autor të “skenarit destabilizues” me patronazhistët.

“Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat”, shkruan Meta dhe publikon një foto të autorit të plagosjes në Kavajë, Ndriçim Jonuzi, me kryebashkiakun socialist të Kavajës Redjan Krali.

175878453 3951505211562389 1073107633958188187 n
Foto e shperndare nga Presidenti Meta

“Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt? Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë? Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?”, vijon Meta.

Sa për ironinë e Ramës, që i kërkoi Metës të ikte në shtëpi sepse ishte President akoma, Ilir Meta i përgjigjet:

Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më 25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri! Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian!  Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img