Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“O engjëll që ike në lule të rinisë”, dedikimi rrënqethës i motrës për vëllanë që vdiq në rrugën e Gjirokastrës

Shkruar nga Newsbomb

25-vjeçari Klajdi Ngjelina gjeti vdekjen dy ditë më parë në një aksident rrugor, ndërsa po udhëtonte me zetor bashkë me prindërit e tij.

Ngjarja ndodhi gjatë pranë urës së Kardhiqit, në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, kur zetori me të cilën udhëtonte familja Ngjelina u përplas me një makinë.

Prindërit e 25-vjeçarit morën vetëm dëmtime, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Ndërsa i riu ndërroi jetë në vend.

Dhimbja në familjen Ngjelina ishte tepër e madhe, të cilët janë detyruar të hapin dyert e mortit në tragjedinë që u ndodhi.

Motra e viktimës, Ermida Lutaj Qiro, nuk e ka fshehur dhimbjen e thellë, e cila i ka kushtuar një dedikim rrënqethës, vëllait të saj të ndjerë.

“Do na mungosh zemra motrës, do më marrë malli të dëgjoj zërin sa herë vije në lagje e më thërrisje poshtë ballkonit gjithmonë i buzëqeshur, duke me pyetur si të ka vëllai? Ambrit që sa të shihte ty apo makinën tënde me vrap rendte drejt teje e ti e pushtoje në përqafim e puthje. Sa lot kemi derdh për ty sot, sa ka qarë Ambri se e doje e të donte shumë. Ishe kaq i dashur, kaq i mirë, i çiltër, pyes veten pse jeta është kaq e padrejtë? O engjëll që ike në lule të rinisë pa e jetuar dhe shijuar atë. Gjithmonë do mbetesh i paharruar Klajdi Ngjelina” shkruan ajo.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese