Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

“O bir i mamit! O zemra e mamit!”, MOMENTI DRITHËRUES kur NËNA takon djalin, pas 6 vitesh në Siri, Rama tregon çfarë i tha Endri Dumani (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Endri Dumani, 11-vjeçari shqiptar që gati gjysmën e jetës e ka kaluar në kampin e ferrit, në Al Hol të Sirisë është takuar sot me nënën e tij, pas 6 vitesh të ndarë.

Pak orë para se të nisej drejt Shqipërisë, Endri tha se mezi priste të takonte nënën e tij, por gjatë takimit 11-vjeçari është dukur i ftohtë dhe pa shprehur asnjë emocion për gati gjithë kohën. Çka tregon se jetesa në kampin Al-Hol ku s’kalonte ditë pa krisma, shpërthime dhe viktima, ka lënë gjurmë si te Endri dhe te fëmijët e tjerë që tashmë do t’i nënshtrohen një programi të veçantë psikologësh dhe punonjësish socialë.

Ndërsa nëna e tij shpërthen në lotë, ajo e merr djalin në krahë dhe e përqafon fort, ndonëse dridhet nga emocioni i madh.

E si për ta çliruar këtë situatë, ndërhyri kryeministri Edi Rama duke treguar se çfarë i kishte thënë 11-vjeçari kur e takoi në Libi.

“E di ça me tha. Më tha qenke plak ti tha. Besoj se do ta sjellim dhe vajzën. Tw jeni të gëzuar. Por besoj se shumë shpejt do ta sjellim edhe vajzën”, tha Rama.

Endri Dumani dhe Floresha Rasha me tre fëmijët e saj mbërritën sot në Shqipëri, pas operacionit të suksesshëm të Gjysmëhënës së Kuqe Siriane për evakuuimin e tyre nga kampi Al-Hol.

Motra e Endrit, Eva Dumani zgjodhi të qëndrojë në kamp, ndërsa Rama i premtoi familjarëve se do ta sjellë edhe vajzën e tyre.

Videon prekëse e ka transmetuar kryeministri Edi Rama në Facebook. “Endri Dumani përqafon nënën e dajën pas kthimit nga ferri”, shkruan Rama.

Mami i Endri Dumanit: Endri, o i bukuri i mamit vet, o rrushi i mamit, shihe mamin. të ka mami zemër, o ta marrtë mami të keqen, o zemra e mamit. O i bukuri i mait. Shihe dajwn Dritan. O sa i miri qenke bërë ti

Rama: Më vjen keq që nuk e sollëm dot dhe vajzën

Daja i Endrit- Ramës: Nuk di ç’të them tjetër, por je bërë engjëll për ta

Rama: Besoj që do e sjellim dhe vajzën por është një 1çik më e komplikuar

Daja: Kam 7 vjet që nuk jam ndalë asnjë ditë, fuqia ime deri këtu ishte

Rama: Edhe ne nuk jemi ndalur, por nuk mund të flisnim se mund të vinim në rrezik punën. Besoj se do e sjellim dhe vajzën me ndihmën e Zotit.

Rama: E di ça me tha. Më tha qenke plak ti tha. Besoj se do ta sjellim dhe vajzën. Tw jeni të gëzuar. Por besoj se shumë shpejt do ta sjellim edhe vajzën

Video: 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img