Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nxorri në pritë mikun e tij Eri Zefi, vetëdorëzohet në polici Gjovalin Alia

Shkruar nga Newsbomb
Viktima Eri Zefi, i vrarë në2 tetor në Mirditë

Është vetëdorëzuar në polici  Gjovalin Alia, miku i Eri Zefit, të cilin e nxorri në pritën e atentatit të 2 tetorit ku Zefi u ekzekutua në një kanal në fshatin Zall Xhuxhë të Mirditës.

Alia ishte shpallur në kërkim nga policia për atentatin ndaj mikut të tij, të cilin ai e nxorri në pritë e 2 tetorit. Zefi u ekzekutua nga atentatorët me 6 plumba, 4 në kokë dhe 2 në gjoks.

Gjovalin (Mikel) Alia dhe Eri Zefi ishin shokë fëmijërie. Viktima ishte ngujuar që prej shkurtit 2019 për shkak se vëllai i tij Ndue Zefi vrau fqinjin e tyre Martin Ndrecën.

Pas kësaj ngjarjeje, familja Alia është ngujuar nga frika e hakmarrjes së familjarëve të Eri Zefit.

Viktima mbante dhe emrin Anton dhe ishte baba i 3 fëmijëve. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll