Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nxorrën në rrugë gjithë Tiranën pas lajmit për tërmet 6 ballë, LIROHEN 2 gazetarët që u shoqëruan në polici (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Nxorrën në rrugë gjithë Tiranën pas lajmit për
Dy gazetarët e shoqëruar në polici, Aurel Rakipllari i “Syri” dhe Daniela Grica e “Shekullit”

Policia e Tiranës shoqëroi mbrëmë në polici dy gazetarë, pas publikimit të një lajmi të rremë për një tërmet të madh, që shkaktoi panik te qytetarët në Tiranë, duke bërë që mijëra të vërshojnë në rrugë.

Policia njoftoi se pas publikimit të lajmit, janë shoqëruar dy gazetarët Aurel Rakipllari i “Syri” dhe Daniela Grica e “Shekullit”.

Ndërkohë, burime për Nwsbomb.al, bëjnë me dije se gazetarëve u është marrë dëshmia dhe më pas janë lënë të lirë për të shkuar në shtëpi.

Sakaq, ndaj tyre ka nisur procedimi penal. Ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll