Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Nxore në pritë Azem Hajdarin’, Klosi pas akuzave të Berishës: Nëse e kam bërë unë, i bie ta ketë bërë Nano, sepse ishte shefi im

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bff4664f09a9f1946001a3949522e308

Ish-kreu i SHISH në kohën kur u vra Azem Hajdari në 12 shtator 2998, z.Fatos Klosi, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me akuzat e djeshme, si i implikuar në vrasjen e Hajdarit.

Klosi i mohoi akuzat dhe me ironi tha se nëse e ka bërë ai këtë gjë, atëherë i bie që ta ketë bërë vetë Fatos Nano, pasi Nano ishte shefi i tij.

Megjithatë, kjo mbetet në kontekstin e ironisë, pasi Klosi thotë se Nano ishte më pak i interesuari në vrasjen e Hajdarit, duke qenë se një javë më vonë dha dorëheqjen.

Fatos Klosi: Këto 22 vjet e kemi diskutuar shumë këtë ngjarje. Më mirë do ishte të mos reagoja fare. Berishës si hyn gjemb në këmbë prej 22 vitesh. I persekutuari kryesor në këë deklarataë të Berishës, është Fatos Nano, unë isha vartësi i tij aty. Po nëse e kam bërë unë i bie ta ketë bërë Nano, jo unë. Se urdhrat i merrja nga ai. E tha dhe Berisha që Nanon e pritën në aeroport vrasësit e Hajdarit. Por dhe këtë nuk e besoj se çdo gjë ishte e mbikëqyrur në aeroport. As në Himarë nuk kam shkuar. Atë ditë isha në Maqedoni. Në Ohër. Shkova që në mëngjes.

Dervishi: Sqaroje pse ke shkuar.

Klosi: Isha në Ohër të takoja tim bir që jetonte në Sofje. Në darkë e mora vesh çfarë kishte ndodhur. Shkova në zyrë mora vesh çfarë ndodhi si ndodhi dhe organizuam punën tonë. Ai tha dhe që unë shkova në Maqedoni për të negociuar ikjen e Nanos në 14 shtator. Po dhe kjo po të jetë e vërtetë prapë Nano implikohet se unë isha vartës i tij.

Dervishi: Ata kishin dy ditë në Tiranë, vrasësit. E mori vesh tërë Tirana dhe SHISH nuk e mori vesh. Njerëzit aty afër kafes u larguan se e dinin që diçka do të ndodhte.

Klosi: Pse sa vetë vijnë në Tiranë duhet ta marrë vesh SHISH-i?

Në lidhje me gjetjen e radios së SHISH në makinën e vrasësve Klosi tha se kjo është një broçkull.

Klosi: Qeveria nuk ka interes të bëhen incidente të tilla. Se 1 javë pas ngjarjes kryeministri dha dorëheqjen. Nëse Fatos Nano ishte i implikuar, atëherë çfarë interesi kishte të vriste Hajdarin? Kush përfitoi nga kjo ngjarje, qeveria atë kohë jo, tha ai për ‘repolitix’

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img