Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nxori nga burgu komunist poemën “Epopeja e Karkalecave” sepse e mësoi përmendësh, sot feston 83 vjetorin e lindjes URAN KOSTRECI, njeriu emblemë që i rezistoi diktaturës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

aeceb0dcc9a0c0a78b6a51782084e0cd

Një ndër njerëzit më rezistentë të burgjeve dhe diktaturës komuniste, Uran Kostreci, feston sot 83 vjetorin e lindjes.

“Unë nuk kam kohë të plakem o vajzë” tregon ai në një intervistë të para dy viteve, ndërkohë që në rrjetet sociale vazhdon e publikon poezitë që më së shumti i shkruan duke pirë kafenë në Piano Bar, në qendër të Tiranës ku dhe kalon paraditet e tij, raporton newsbomb.al.

I lindur në Sarandë në 1938, Kostreci u arrestua për herë të parë në 5 gusht 1961 pas një tentative arratisjeje. Gjykata ushtarake e dënoi për tradhti ndaj atdheut me 15 vite burg dhe konfiskimin e pasurisë.

Në qershor 1973 mori dënimin e dytë nga Gjykata e Matit për “fyerje të përfaqësuesit të shtetit” dhe “agjitacion e propagandë”. Edhe 8 vite të tjera burg. Pas mbarimit të dënimit internohet nga viti 1983-1988 në fshatin Kurtaj të Peqinit, ku u dënua edhe me 3 vite burg për largim pa leje nga internimi.

Uran Kostreci, ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz. Por asnjëherë nuk e nxori krijimtarinë e tij derisa në Shqipëri ra komunizmi, raporton newsbomb.al.

Ndër veprat e tij të njohura është “Epopeja e Karkalecave” të cilën e shkroi në vitet e burgut në Burgun e Burrelit dhe mundi ta nxjerrë nga burgu vetëm se e mësoi përmendësh. /newsbomb.al/

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img