Hapësire reklamuese

Politikë

“Nxorët policët pas ferrave, pas zgjedhjeve”, MYSLYM MURRIZI akuza për policinë e shtetit: Falni gjobat, ktheni patentat

Shkruar nga Newsbomb
“Nxorët policët pas ferrave, pas zgjedhjeve”, MYSLYM

Myslym Murrizi, deputet i Lushnjës, si çdo qytetar ka vërejtur fenomenin e mungesës së gjobave një muaj para zgjedhjeve, dhe sot, shfrytëzoi foltoren e kuvendit për të kërkuar nga ana e autoriteteve që të falin gjobat e vendosura në kohën e pandemisë, madje të kthejnë dhe patentat që u kanë marrë qytetarëve për shkelje jo të rënda.

“deri ditën e zgjedhjeve nuk ka pasur kontrolle në rrugë nga policia, madje nuk janë vendosur as gjoba. Aksionet policore filluan vetëm pasi u shpall fitorja e PS” tha Murrizi.

Deputeti propozoi që gjobat e vendosura në kohën e pandemisë, të falen. Ndërkohë propozoi edhe kthimin e lejeve të drejtimit të makinës që janë marrë në këtë periudhë.

“Nga data 10 prill deri në ditën e zgjedhjeve, asnjë polic në rrugë, pastaj pas 3 a 4 ditëve kur filloi të dilte në pah, rezultati i fitores, aksion i madh i policisë, që fshiheshin nëpër ferra. Ftoj gjithë mazhorancën që të marrë një nismë për faljen e të gjitha gjobave të vëna gjatë pandemisë, si edhe të kthejnë patentat për njerëzit të cilët për shkaqe shëndetësore mund të kenë shkelur kufizimin e orarit duke mos marrë leje. Shpreh votën time pro ndryshimeve të këtij kodi rrugor dhe pres nga mazhoranca që të miratojë një amendament për faljen e të gjitha shkeljeve rrugore të bëra gjatë kësaj kohe të pandemisë”- u shpreh Murrizi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll