Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Nxorëm shejtanin nga shishja, tani po shohim efektet e ligjit të Kadastrës”, Artan Lame trajnon stafin e veriut për problematikat me legalizimet e regjistrimet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Artan Lame, kreu i Kadastrës në një dalje për median tha sot se ka nisur procesi I trajnimit të stafeve të kadastrës për zbatimin e ligjit të ri 2020 të këtij shërbimi. Shqipëria është ndarë në tre rajone për trajnim: drejtoritë e veriut, të Shqipërisë së Mesme dhe drejtoritë e Shqipërisë së Jugut për tu përballur me problematikat rast pas rasti.

Artan Lame I dha përgjigje edhe pyetjes dhe akuzave të PD se qeveria po bën legalizime për vota. Ai tha se po të shohësh grafikun e legalizimeve, asgjë nuk ka ndryshuar në shifra dhe procesi po ecën normalisht. Vërejtja e Lames është te deklarata e PD se nëse vjen në pushtet do të anulojë ligjin 2020, çka ka çuar në pasiguri te qytetarët që janë dyndur në zyrat e Kadastrës me shpresën për të mbaruar punë përpara zgjedhjeve.

Deklarata e Artan Lames:

Qeveria dhe parlamenti e bënë detyrën e tyre. Detyra mbetet te Kadastra për ta bërë këtë legjislacion të aplikueshëm. Pritshmëria e njerëzve është e jashtëzakonshme. E shoh nga letrat që vijnë në kadastër, me kërkesa që tani është ligji. Që vjet, nxorrëm shejtanin nga shishja, që moria e qindra mijëra mbi 200 mijë familje që nuk kanë marrë certifikatën e tokës, që e kishin fjet mendjen, tani u zgjuan…nga një anë ndihemi të përkedhelur por është rritur presioni i sotëm.

Sot po trajnojmë si po veprohet dhe do të veprohet në të ardhmen në zbatimin e ligjit. Janë drejtoritë e veriut që po trajnohen. E nisëm këtu sepse problematikat me tokën i ka dhe më të ngatërruara sepse nuk janë nënshtruar as zbatimit të ligjit 7501.

Po shkëmbeni vota me legalizime, është një ndër akuzat e PD, konkretisht nga Albana Vokshi…

Mjafton t’ju tregoj grafikun e legalizimeve dhe të certifikatave të tokës gjatë vitit të fundit që nuk ka ndryshime. Nuk është se kemi bërë 100 legalizime në muaj dhe tani po bëjmë 1000. Kadastra prodhon 2600 legalizime në muaj. I njëjti ritëm është edhe për certifikatat e tokës bujqësore. Gjatë vitit të kaluar pajisëm 18.700 familje me certifikatë. Ritmi I vjetshëm që lidhet me këtë shifër lidhet me ligjin e ri që shpejton procedurat dhe çon sinjalin e njerëzve që ligji po funksionon. Është fare e dukshme që aplikimet kadastrale bëhen online dhe po të hysh aty nuk ka një kuti me PS apo PD dhe nuk duket se me cilin është hallexhiu. Dhe në rrugë elektronike I përgjigjemi.

Procesi i legalizimit ka një ritëm standard që vazhdon. I vetmi ndryshim është nëse zbatohet programi I PD që të anulohet ligji 2020 dhe është marrëzi. Njerëzit i ka kap tmerri dhe na thonë ore duam të legalizojmë tokën se s’dimë ca ndodh më pas. Te Rana e Hedhur janë gjithë mish mashet e mbivendosjes në vite. Aty ka toka që regjistrohen, që nuk regjistrohen apo dhe palët që shkojnë në gjykatë.

Çfarë do të bëhet me objektet që nuk legalizohen?

Ligji 2020 ka një zgjidhje përfundimtare të objekteve që nuk mund të legalizohen: dhe e dinë dhe vetë që nuk legalizohen. Edhe juve e dini. Në zona të mbrojtura anës rrugëve e me radhë. Ne po krijojmë një regjistër dhe shpresojmë të mos na thonë se e bëjmë për fushatë, pra regjistrojmë objektet dhe nëse arrin projekti në atë zonë dëmshpërblehen për investimin e bërë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img