Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Nxitimi i vonuar i Metës për të sqaruar arsyet e anulimit të zgjedhjeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Protesta e opozitës sapo kishte nisur, kur në media lajmet rishtazi për zhvillimet në tubimin e tetë opozitar, u thyen papritur nga “bomba” e presidentit Ilir Meta.

Përmes pesë pikave, Meta shpjegoi shkurt arsyet e aktit të tij të paprecedent, që më tepër nga të gjithë, në befasi zuri kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhej në atë moment në mes të protestës.

Lajmi shkoi edhe te protestuesit, falë teknologjisë së smartfonëve, të cilët janë pjesë e rëndësishme e koreografisë me drita ndezur, madje lajmi shkoi edhe më shpejt se largësia në vijë ajrore mes Bashës në dhe godinës së presidencës.

Basha nuk u habit shumë. Ai iu tha protestuesve se ishin ata që ia diktuan vendimin Metës. Edhe më e qetë ishte Monika Kryemadhi, e cila me modesti tha se shtyrja e zgjedhjeve ka më pak rëndësi se largimi i Ramës.

Dekretet “kokëfortë” të Metës janë të njohur tashmë, nga vonesa për dekretimin e shkarkimit të Ditmir Bushatit, te dekreti për emërimin e Gent Cakaj dhe Sandër Lleshajn. Meta ktheu në kuvend edhe disa ligje të rëndësishme, nga vetingu në polici, te ligji për lojërat e fatit apo ai për Teatrin Kombëtar.

Megjithatë shfuqizimi i dekretit përmes të cilit kishte përcaktuar datën e zgjedhjeve, do të ishte vendimi më i rëndësishëm në detyrën e Metës si kryetar i shtetit. Postin më të lartë, nga ku Rama kërcënon tashmë ta rrëzojë.

Dhe është pikërisht ky nxitim i vonuar i presidentit Ilir Meta, që i ka dhënë kohë mjaftueshëm Edi Ramës këto 24 orë, ta sulmojë plot pesë herë nga qytetet ku po zhvillon fushatën zgjedhore. Rama e alternoi menjëherë fjalimin përsëritës të fushatës, duke futur diku nga mesi edhe paragrafin dedikuar Metës. “Vendimi është nul, presidenti nuk e meriton atë post”, përsëriti disa herë Rama nga Berati deri në Dibër.

E megjithatë të hënën, Meta do të dalë një një komunikim urgjent me qytetarët shqiptarë. Konferenca është lënë për në orën 08:00 të mëngjesit, një orar që tregon padurimin e tij për t’iu drejtuar shqiptarëve, të paktën atyre që do të jenë zgjuar në atë orë, se pjesa tjetër do të jenë duke vrapuar për të çuar fëmijët në shkollë, kopështe apo do kenë ngecur diku në trafik drejt punës.

Por pavarësisht kësaj, Meta ia arriti qëllimit. Ai shfryu tensionin e protestuesve me këtë vendim, të cilët siç flitet mes demokratëve, ishin gati të përplaseshin për “jetë a vdekje”.

Nga ana tjetër, Basha tha se falë vendimit të Metës, u shmang përplasja civile, që do të çonte në rrëzimin e Edi Ramës. Pra vendimi i Metës në një farë mënyre shpëtoi Ramën nga rrëzimi i sigurtë me protesta të dhunshme? L.K 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img