Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Nxiti autorin që të vriste Mario Metajn dje në Patra të Greqisë, arrestohet shqiptari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

26248089283315c99325780d23bad278

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një shqiptar, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e 27-vkeçarit Mario Metaj dje në Patra të Greqisë.

Ai humbi jetën si pasojë e përplasjeve mes dy grupeve, dhe mendohet se gjithçka ka të bëjë me pazaret e drogës.

Mediat greke raportojnë se i arrestuari është një shtetas shqiptar, i cili sipas dëshmive të siguruara nga autoritetet, nxiti autorin e vrasjes që të qëllojë në grupin e personave ku bënte pjesë edhe viktima. Identiteti i tij nuk bëhet me dije.

Ai është vrarë kur po lëvizte me automjetin e tij dhe një makinë tjetër i ka prerë rrugën duke shkaktuar edhe një aksident. Më pas është hapur zjarr ndaj tij dhe Metaj mbeti i plagosur rëndë, por pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital nuk arriti të mbijetojë.

Sipas informacioneve për mediat, Mario Metaj ishte një emër i njohur për autoritetet greke, por edhe për policinë e Vlorës në Shqipëri.

Mësohet se 27-vjeçari rezulton në listën e personazheve problematik të bandës së Çolës ku në vitin 2012 është arrestuar për një sërë grabitjesh. Metaj ka qenë një ndër autorët e arrestuar rë grabitjes me armë të një banke në Vlorë në vitin 2010.

Atëherë ranë në pranga, Nardi dhe Joni Idrizi, të dy vëllezër të arrestuar 2 vite pas ngjarjes, Mili Veliko dhe me 26 gusht 2012 u arrestua Armando Likaj sëbashku me Mario Metaj.

Sipas hetimeve të policisë, në bashkëpunim me njëri tjetrin këta persona kishin kryer vjedhje në 10 raste të karburanteve, kazinoje dhe bankës.

Këta të rinj njihen si anëtarë të bandës së Çolës, ku ka pas bërë pjesë edhe Zani Çaushi, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Dyshohet se përveç lidhjeve të afërta me ish-anëtarët e bandës së Çolës, disa nga personazhet e grupit ku bënte pjesë Metaj, mbanin edhe kontakte telefonike me të dënuarit në burgje.

foto_3_copy.jpg

foto_2_copy_copy.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img