Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Sht
20 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nxiste të miturit për të vjedhur biçikletat dhe më pas i shiste në servis, arrestohen dy persona në Fier, procedohen dy të tjerë (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë,  pasi akuzohen për vjedhjen e biçikletave të qytetarëve.

Në pranga ka rënë Mariglen Zgjana 42 vjeç dhe  Ronaldo Xhoraj, 18 vjeç, ku ky i fundit nxiste të miturit për të vjedhur biçikletat dhe më pas i shiste në servise.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes së biçikletave në qytetin e Fierit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si edhe procedohen penalisht 2 të tjerë, sekuestrohen në cilësinë e provës materiale biçikletat e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar për evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 42 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. Sh., 68 vjeç, dhe N. P., 89 vjeç, të dy banues në Fier.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e mitur Xh. Xh., 13 vjeç dhe E. Xh., 11 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer disa vjedhje të biçikletave në qytetin e Fierit, të shtyrë nga shtetasi R. Xh., dhe i kanë shitur tek shtetasi P. Sh.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img