Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Nxirrnin inerte pa leje në Lumin Vjosa, arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person ka rënë në prangat e policisë së Fierit dhe dy të tjerë janë proceduar penalist pasi nxirrnin inerte pa leje në Lumin Vjosa.

Fier, nxirrnin inerte pa leje në Lumin Vjosa, një në pranga dhe 2 të tjerë nën hetim në gjendje të lirë. Në kuadër të operacionit, “Vjosa e pastër” në Fier, u arrestua Juljan Kapaj.

Njoftimi i policisë së Fierit:

Operacion kundër krimeve mjedisore përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjosa e pastër”, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Sekuestrohen 2 kamiona me zhavorr, 1 skrep për të nxjerr zhavorr nga lumi, 1 autoveturë foristradë dhe 1 pikë grumbullimi inertesh.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vjosa e pastër”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit J. K., 35 vjeç, dhe procedimi penal i shtetasve B. M., 29 vjeç dhe Z. M., 32 vjeç, të tre banues në Fier.

Arrestimi i shtetasit J. K., u bë për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Vjedhja“ dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi ky shtetas ka kryer gërmime dhe marrje zhavori në shtratin e lumit Vjosë, ku ka grumbulluar sasi të konsiderushme inertesh për shitje, duke shkaktuar dëm mjedisor në këtë zonë dhe vjedhje të pasurisë shtetërore.

Shtetasit B. M. dhe Z. M. u proceduan penalisht për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” pasi janë pronarë dhe drejtues të automjeteve të cilët kryenin transportimin e inerteve nga shtrati i lumit për në destinacion, duke mos qënë të liçensuar në organet tatimore.

DVP Fier vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital çdo paligjshmëri.

Më shumë




spot_img








spot_img