Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
31 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
29 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Nxirret trupi i pajetë i turistit gjerman në Theth, vajza e plagosur dërgohet me helikopter në spital

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas disa orësh kërkime është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të turistit gjerman që ra në humnerë në Valbonë.

Sipas Policisë dy turistë gjermanë janë nisur nga Thethi dhe kanë qenë duke eksploruar zonën e Thethit, në momentin kur njëri prej tyre, shtetasi D. J., 30 vjeç ka rrëshqitur duke rënë në humnerë, e për pasojë ka humbur jetën.

 Tursitja tjetër, shtetasja M. S, 29 vjeçe po transportohet me helikopter, në spitalin e Bajram Currit, pasi ka mbetur e plagosur gjatë  eksplorimit të zonës turistike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për turistët e huaj të cilët janë dëmtuar rëndë, duke eksploruar zonën e Valbonës, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

Nga deklarimet paraprake të njërës prej turistëve, shtetases M. S., 29 vjeçe, rezulton se ajo po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me një turist tjetër, shtetasin D. J., 30 vjeç, i cili duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshkitur dhe ka rënë në humnerë, për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e trupi të pajetë të shtetasit D. J.

Ndërsa shtetasja M. S. po transportohet me helikopter, në spitalin e Bajram Currit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img