Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nxirret nga rrënojat një tjetër djalë, trupi i të atit nuk është gjetur ende, erdhi tre ditë më parë nga Anglia (SHKON NË 27 NUMRI I VIKTIMAVE TË TËRMETIT)

Shkruar nga Newsbomb

Keli Cupi, është emri i djalit që pak minuta më parë është nxjerrë nga rrënojat e pallatit të Thumanës i shembur mëngjesin e djeshëm pas tërmetit të orës 03.54.

E ndërkohë që trupi i Keli Cupit doli nga ekipet e shpëtimit, vazhdojnë kërkimet për të atin, Hajredin Cupin.

Raportohet se i riu kishte ardhur nga Anglia pak ditë më parë, por qëndrimi i tij nuk ishte i gjatë në këtë vend, pasi fatkeqësisht nuk jeton më.

Që prej ditës së djeshme me qindra forca të ndërhyrjes emergjente nga Shqipëria dhe vendet që kanë asistuar me ndihmë vazhdojnë kërkimet për të gjetur të tjera viktima nën rrënoja. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë shuhen shpresat për të gjetur jetë nën rrënoja. Ndërkohë që dita e djeshme ka qenë optimiste duke nxjerrë shumë persona nga rrënojat, në jetë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll