Një efektiv policie ka rënë në humnerë ditën e sotme në Dukagjin, gjatë një operacioni antidrogë.
Mësohet se Rrok Frroku ka rrëshqitur gjatë aksionit, duke rënë në humnerë. Ndonëse kolegët e tij janë përpjekur për ta nxjerrë, nuk kanë mundur dot për shkaktë terrenit të vështirë.
Më pas është kërkuar ndihmë e specializuar për ta nxjerrë oficerin nga humnera, i cili tashmë ndodhet në spital, por nuk dihet ende gjendje e tij shëndetësore.