Fëmijët e shkollës 9-vjeçare në shkollën “Betim Muço” kanë bojkotuar mësimin.
Fëmijët që kanë bojkotuar mësimin janë nxënës të shkollës “Musine Kokalari”, por që pas tërmetit në 2019 shkolla e tyre u dëmtua dhe u dërguan në shkollën “ Betim Muço”.
Ata kanë bojkotuar mësimin, ndërsa prindërit e tyre janë shprehur se mësimi nis në 2 dhe përfundon në 8 të darkës, duke shkaktuar probleme për shkak se ata janë në punë.
Ata kërkojnë që fëmijët e tyre të nisn shkollën mëngjeseve dhe jo pasditeve ku e kanë edhe të vështirë që të shkojnë në shkolla për t’i marrë.