Ditët e fundit në vend është vërejtur një rritje e rasteve me Covid, kjo edhe për shkak të prezencës së Omicron në vend.
Bëhet me dije se në Korçë shkolla “Irakli Tërova” është mbyllur për shkak se disa nxënës e mësues kanë rezultuar pozitivë me Covid.
Shkolla do të qëndrojë e mbyllur nga data 18 deri në 28 janar, ndërsa mësimi në këtë hark kohorë do të zhvillohet “online”.
Në shkollat e qarkut të Korçës të infektuar me COVID-19 janë 30 mësues dhe mbi 100 nxënës.