Prej tre orësh vijojnë zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, ku demokratët do të zgjedhin sot kryetarin e ri të kësaj partie.
E teksa votimi vijon është shënuar dhe incidenti i parë. Bëhet me dije se në njësinë 5 në Tiranë është nxjerrë jashtë vëzhguesja e kandidatit Agron Shehaj.
Burime për media bëjnë me dije se vëzhguesja e Shehajt është nxjerrë jashtë sepse bënte zhumë dhe vështirsonte procesin.
Sipas stafit të kandidatit Shehaj, vëzhguesja Enkeleda Cela, është përjashtuar dhe momentalisht në këtë qendër nuk kanë asnjë vëzhgues.