Hapësire reklamuese

Politikë

“Nxehet Edi Rama, do i kërkojë Ilir Metës shkarkimin e Manjanit”

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama do të kërkojë shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit, pas deklaratës së këtij të fundit se ushtria duhet të dalë në terren për të luftuar kanabisin, shkruan “Koha Jonë”.

Gazeta e drejtuar nga Nikoll Lesi raporton se Rama do e diskutojë shkarkimin me kreun e Kuvendit, Ilir Metën, njëkohësisht kryetar i LSI-së, parti ku Manjani bën pjesë.

“Kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit Rama dhe nga informacione të besueshme thuhet se Rama është nxehur shumë dhe do ti kërkojë Ilir Metës që ta largojë si ministër, pasi po kundërshton autoritetin e kryeministrit. Në fakt vetëm ministri i drejtësisë flet hapur dhe pa frikë ndër ministrat e qeverisë, edhe kur nuk i pëlqen kryeministrit. Deklarata e ministrit Manjani se duhet të dalë ushtria për të luftuar hashashin tregon se fenomeni është bërë shkatërrues për vendin dhe imazhin ndërkombëtar”, shkruhet në artikullin e kësaj gazete. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu