Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Nxehen gjakrat' për fushatë, SULMOHEN gjatë natës zyrat elektorale të dy partive në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Lulziim Basha, Edi Rama, Monika Kryemadhi

Zyrat elektorale të dy subjekteve politike në Fier janë qëlluar me gurë.

Policia ka konstatuar thyerjen e dy xhamave në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli”. Mësohet se në orët e para të mëngjesit janë dëmtuar zyrat e PS-së dhe PDIU-së në Fier. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve.

Një ngjarje e tillë ndodh pikërisht gjatë fushatës elektorale kur na ndajnë rreth 1 muaj nga zgjedhjet.

Kjo nuk është hera e parë që zyrat e partive sulmohen, pasi një gjë e tillë ndodhi pak kohë më parë edhe në Shkodër, ku u sulmua zyra e PS-së nga disa të rinj.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll