Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Nusja vret me thikë vjehrrën në Dibër, policia arreston 44-vjeçaren

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar një 44-vjeçare në Dibër, pasi ka vrarë me thikë vjehrrën e saj.

Sipas policisë, goditja ka qenë fatale, pasi vjehrra e 44-vjeçares Miranda Marku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Burrim, Maqellarë për motive të dobëta.

Si pasojë e plagëve të marra 74-vjeçarja Nazmije Markja ka ndërruar jetë menjëherë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditi me mjet prerës ( thikë), vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen,  arrestohet në flagrancë nga policia  44 vjeçarja.

Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M., 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes datë 11.04.2021, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta,  ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen  N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë  menjëherë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale  mjetin prerës që dyshohet  se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img