Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Nusja u bëri petulla me ilaç gjumi’ motrat kërkojnë drejtësi për vrasjen e vëllait dhe nënës: Donte të merrte pasurinë

Shkruar nga Newsbomb

Ngjarja e rëndë e 22 janarit të këtij viti në Vlorë, ku nënë e bir u vranë dhe më pas u dogjën në banesën e tyre nga nusja e shtepisë, është trajtuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News 24.

Viktimat e kësaj ngjarje ishin Salkie Hoxhallari, 73 vjeçe dhe i biri Olsi, 43 vjeç.

Sipas ekspertizës 43 vjeçari  ishte goditur me sëpatë në kokë dhe nëna ishte mbytur me tel në gjumë.

Si e dyshuar për ngjarjen u arrestua nusja, Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi, me të cilin ajo kishte një lidhje jashtëmartesore.

Nusja si fillim mohoi ngjarjen, madje deklaroi se kishte qenë në gjumë kur kishte ndodhur krimi, por pas hetimeve të policisë, rezultoi se ajo ishte bashkëpunëtore në krim.

Teksa kërkojnë drejtësi për dënimin e autorëve të vrasjes së nënës dhe vëllait të tyre, vajzat e shtëpisë, Lindita dhe Miranda tregojnë se Hysnija u kishte bërë në darkë petulla me ilaç gjumi vëllait të tyre dhe nënës dhe se më pas i ka vrarë në bashkëpunim me Kasemin.

“Ne na njoftuan se është djegur mamaja me vëllain me bombol. Nisemi për në Vlorë dhe atje mësojmë se ata i kishin vrarë. Në orën 5 të mëngjesit vjen Hysnija dhe i bie të fikët. I thotë tezja si ndodhi ngjarja. Ajo thotë se kishte rënë zjarr tek kuzhina. Hysnija mendonte për pasurinë e shtëpisë që në tre ditët e para të ngjarjes. Hysnija u ka bërë petullat dhe atje ka hedhur ilaçin e gjumit. Me pas në atë moment ka hyrë Kasemi, kanë vrarë nënën dhe vëllain dhe i kanë vënë flakën shtëpisë.

Na ka thënë vetë Hysnija që i kishte bërë petulla atë natë. Madje ajo ishte djegur edhe vetë pak dhe ishte lyer me kolinoz. Nëna dhe vëllai kishte ngrënë petulla, ndërsa djali dhe Hysnija nuk kishin ngrënë. Hysnija donte të merrte pasurinë e vëllait. Pronat, shtëpinë që ka ndërtuar babai dhe vëllai. Shtëpia është e mbyllur që pas ngjarjes. Çelësin e ka motra e Hysnijes. Ne nuk kërkojmë dot çelësat se do hyjmë në sherr”, kanë thënë motrat e viktimave.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu