Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Nusja na tradhëtoi, mendonte se Siria është fushë me lule", gjyshi i Amar Rashës kërkon vetëm rikthimin e nipit!

Shkruar nga Newsbomb

Gjyshi i Amar Rashës, një nga fëmijëve që po kthehet nga kampi famëkeq i Sirisë ka deklaruar për mediat, se kërkon ardhjen e nipit të tij, por jo të nuses dhe dy vajzave, të cilat i ka lindur me persona të tjerë në kamp. 

Në një intervistë për mediat, Shaban Rasha është shprehur se nusja i ka tradhtuar, pasi sipas tij, ajo mendonte se atje ishte vendi fushë më lule. Më tej ai ka thënë se i kishte kërkuar nuses që t'ia linte atij djalin, por ajo nuk kishte pranuar. Sipas tij, ka qenë nusja ajo që nuk e ka lejuar Diamantin që ta merrte në telefon. Fatkeqësisht djali i tij u vra me snajper një vit pasi arriti në Siri.

Përveç Amarit, Floresha Rasha ka lindur edhe dy vajza të tjera në kamp, jo me Diamant Rashën, por me një partner tjetër.

"Më kanë marrë në telefon, prej 7 vjetësh nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk e ka lejuar ajo që të më marr, kam qenë një vjehërr i sjellshëm, me kulturë, madje të kishit njohur gruan time, ajo iku dhe na tradhtoi si të ishim ca injorant jo si të ishim të dy me shkollë, ajo farmaciste unë mësues. I thashë m'i lë mua fëmijët dhe nuk donte, se kujtonte se aty është dasmë, fushë me lule të vinin unazat në vesh", tha Shaban Rasha, babai i Diamant Rashës i vrarë në dhjetor të 2013.

Rreth 7 vite më parë në 16 janar të vitit 2013 Diamant Radha vendosi që të marrë bashkëshorten e tij me djalin e tyre dhe të largohet drejt Sirisë, ku u vra një vit më pas.

Ata kishin ardhur në Tiranë nga fshati Sllovë i Dibrës, Diamanti punonte si shpërndarës picash dhe më të ardhurat e kësaj pune mbante familjen.

Diamant Rasha frekuentonte një xhami në zonën e Unazës së Re, aty ku imam ishte Genci Balla, një person i dënuar nga drejtësia si rekrutues i besimtarëve dhe që i dërgonte ata në Siri për të luftuar krah Shtetit Islamik, raporton newsbomb.al. Më pas ai u largua drejt Sirisë, ku gjeti edhe vdekjen. Bashkëshortja me djalin e tij dhe dy vajzat u rikthyen ditën e sotme në Shqipëri, pasi disa viteve në kampin e Sirisë. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.