Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Nusja ish-gazetare shkruan për Luljeta Bozon: Pse vendosa të reagoj sot. Luljeta nuk ka fyer asnjë, i ka ndihmuar të gjithë pa pyetur të majtë e të djathtë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Luljeta Bozo u kthye shpejt në një figurë shumë të dashur për publikun shqiptar pas tërmetit famëkeq që shkundi vendin në shtator dhe më pas në 26 nëntor 2019.

Me urtësinë, profesionalizmin dhe këshillat e saj fitoi zemrat e të gjithëve, mirëpo që ditën që pranoi të kandidojë si deputete në Tiranë për PS, disa e kanë kthyer pllakën dhe kanë vërshuar në kritika për të.

Sot e ka ndjerë të nevojshme të reagojë lidhur me deklaratat në adresë të Luljetës, edhe nusja e djalit të saj, Alda Bida. Ajo e pranon se duhet të kishte reaguar më herët, teksa thotë se askush nuk ka të drejtë ta kritikojë znj.Bozo, pasi ajo nuk i ka bërë keq askujt, madje i ka ndihmuar të gjithë, pavarësisht bindjes së tyre politike.

Ajo thotë se gjatë jetës së saj asnjëherë nuk ka lejuar ta përfshijë e keqja, babëzia apo korrupsioni. “Nuk ka rëndësi në do ta votojnë apo jo, rëndësi ka që njerëz si Luljeta i duhen parlamentit shqiptar”, shkruan znj.Bida në rrjete sociale.

Shënimi i plotë i Alda Bidës

….Duhet ta kisha bere me pare kete status!

Politikanet i bejme Ne!

Vlerat i nderton individi…shoqeria perfiton nga individe te mençur e me emer te mire!

Luljeta Bozon, nuk e kam degjuar asnjehere te fyeje, te shaje apo te pergojoje…

Nuk me pyeti kurre se çfarë bindjesh kishin miq, të njohur e te panjohur kur i thosha se kishin nevoje per fjalen, mendimin dhe syte e saj  per banesat e tyre pas termetit…

Nuk perbuzi apo perbuz askend qe ka nevoje, apo qe nuk ka nje pamje te lustruar…

Vendimi per te qene pjese e skuadres se Partise Socialiste, ishte i papritur vertet per mua, po kjo nuk mund te me beje kurre paragjykuese apo perfituese…

Ne nuk gjykojme ne familje, po jemi aty per te mbeshtetur njeri-tjetrin!

Vitet qe mban mbi supe jane vite eksperience, pune te palodhur, vetemohim per qellimin pertej interesit personal…

Ajo eshte nje grua shpirt madhe, e perkushtuar, e mençur, qe i hedh paskraheve thashethemet, memet, komentet e vogla per te ecur ne rrugen qe Ajo vete zgjedh e pa joshur nga interesat

Ne gjithe keta vite qe e njoh,  (nuk jane pak mbi 31)  nuk ka toleruar qe e KEQJA , BABËZIA, INTERESI, PAZARET, PERFITIMI, ti behen pjese ne jeten e saj apo edhe te familjes, sepse brumi qe eshte gatuar ajo eshte dashuria, perkushtim, idealizem, besim…

Shume breza ndertuesish kane qene studentet e saj…besoj se e konfirmojne kete!

Shume njerez qe e njohin e qe e kane takuar qofte edhe njehere te vetme kane kuptuar kush eshte Luljeta Bozo!

Nuk ka rendesi ne se do ta votojne apo jo…por duhet kuptuar se individe si Luljeta i duhen Parlamentit Shqiptar!

Per frymen e debatit konstruktiv dhe vlerat cilesore intelektuale qe mbart!

Vota eshte personale perdore per ti dhene shprese te ardhmes, me mençurine qe te karakterizon o njeri!

Mos u bej pre e inatit, thashethemit dhe luftes politike te shemtuar! E mira duhet te fitoje mbi te keqen! Pastro shpirtin dhe duaj veten, bashkoje mendimin me te mençurin e jo me të papergjegjshem fjalekeq, qe fyejne e tallin pa e takuar kurre nje grua…se kane inate me “te gjatin” apo me “lalin”…

Zonjë e Madhe ti duhet te jesh ne Parlament!

Ti me zgjove deshiren per ti thene vetes se duhet te votoj …votoni per njerez te zote qe ju peshon fjala e mendja…per Luljeten apo njerez si ajo…Sepse jam e sigurte qe gjithe çfare dine, do ta vene ne sherbim te ligjeve…Dhe ligjet duhen shkruar e votuar nga njerez te mençur, qe ju perfaqesojne!

Ju dua te gjitheve(ndoshta eshte defekt)

Mos e humbni qetesine e dashurine!

Ne i bejme politikanet tane!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img