Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuredin Dumani i bën “gropën” edhe VËLLAIT: Ishte pjesë e atentatit të trefishtë në Bradashesh

Shkruar nga Newsbomb
Nuredin Dumani i bën “gropën” edhe VËLLAIT: Ishte

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani vijon të zbardhë detaje nga atentatet që kanë tronditur vendin.

Dumani para hetuesve ka folur për vrasjen e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutuan Indrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një turk. Alibeaj dhe Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt. E teksa ka folur për këtë ngjarje Dumani nuk ka kursyer as vëllain e tij, duke thënë se Dashamir Dumani ka  qenë pjesë e këtij atentati.

Ai madje ka thënë se më shumë detaje për atentatin mund të japë vetë vëllai i tijm Dashamir Dumani.

Si ndodhi atentati trefishtë në Bradashesh

Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të Elbasanit, në Bradashesh në vitin 2018, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71ËYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Nga atentati humbi jetën Endrit Alibej 34 vjeç, nga Elbasani dhe  Arben Dylgjeri 56 vjeç po nga Elbasani. ë këtë atentat ka mbetur i vdekur po ashtu edhe një shtetas turk, Erdal Duranay 51 vjeç.

Personat në fjalë sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar pa mëshirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese