Hapësire reklamuese

Bota

Numri më i ulët i viktimave që nga 20 marsi, në Spanjë 'i gëzohen' shifrave të 24 orëve të fundit (BILANCI)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Në Spanjë është shënuar numri më i ulët i viktimave në 24 orë që nga 20 marsi, pasi 268 ishte numri i të vdekurve në ditën e djeshme,.

Numri total i viktimave në spanjë ka shkuar në 24.543, ndërsa janë shënuar edhe 1309 raste të reja me koronavirus.

213.435 persona në Spanjë janë konfirmuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa Spanja është vendi i dytë pas SHBA me numrin më të madh të të prekurve.

Madridi është rajoni më i prekur nga COVID-19, pasi numëron 61.171 të infektuar, nga të cilët 8176 kanë humbur jetën.

Edhe Katalonja është rajon i cili ka patur një numër të madh të prekurish, me 48.916 raste dhe 4975 viktima.

Ndërkohë kryeministri i Spanjës ka deklaruar që do të lehtësohen masat nëse shifrat vazhdojnë të ulen, ndërsa nga data 27 janë lejuar edhe fëmijët që të lëvizin, por me orare të kufizuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu