Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
28 %
9.3kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

Numri dy i NATO-s vjen në Tiranë: Shqipëria është vënë nën sulme të mëdha e të paprecedenta! Aleatët janë njohur me to

Lajme të ngjashëm

Zv.ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, James Appathurai, ka ardhur sot në Tiranë për sulmet kibernetike ndaj shërbimeve online të shtetit shqiptar. Ai ka thënë se aleatët janë njohur me këto sulme, të cilat i konsideroi të mëdha dhe të paprecedenta.

Në një konferencë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, numri dy i NATO-s tha se ai ka ardhur në Tiranë me një ekip që do të studiojë gjendjen aktuale dhe do të bëjë koordinimin me vendet e tjera aleate.

“Unë dhe ekipi im kemi ardhur këtu për arsye të ndryshme, por dhe për të parë dhe situatën e sulmit kibernetik dhe për të bërë një lidhje me aleatët”, tha ndër të tjera në fjalën e tij James Appathurai, përcjell newsbomb.al.

Zv.ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, u shpreh po ashtu se vetë shefi i Aleancës më të madhe Uhstarake në botë, Jens Stoltenberg kishte komunikuar me Edi Ramën një muaj më parë dhe i ka dhënë mesazhin se NATO do të jetë përherë krah Shqipërisë.

“Shqipëria po pëson sulme shumë të mëdha kibernetike, po ne duam të them që nuk jeni vetëm. Të gjithë vendet e NATO-s i kanë parë sulmet dhe ky është dhe mesazhi që Sekretari i ka dhënë kryeministrit tuaj javën e kaluar. Ndaj ne erdhëm me ekipin tonë këtu.

Doja të theksoja dhe përpjekjet e shumta që ka bërë shteti shqiptar, duke nisur nga qeveria e deri te niveli poshtë për të përballuar këto sulme. Ndihma ka ardhur nga NATO, në nivel teknik, por dhe në nivel individual nga kompani të ndryshme”, u shpreh ndër të tjera James Appathurai.

Më shumë