Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Numërohen të gjitha kutitë në Dibër, PS dhe PD ndahen me diferencë të ngushtë, ja sa vota ka marrë LSI-ja (FOTO duke festuar)

Shkruar nga Newsbomb

Ka përfunduar numërimi i votave dhe në Qarkun e Dibrës. Ky bëhet qarku i dytë në vend ku mbyllet procesi i numërimit të votave. Me diferencë të ngushtë ka fituar Partia Demokratike.

Nga rezultatet e publikuara në kohë reale nga KQZ-ja, shihet se PS dhe PD ndahen me diferencë të ngushtë votash, kurse LSI-ja është dukshëm pas tyre. Mandatet ndahen respektivisht: PD 3 mandate, PS 2 mandate dhe LSI 0 mandate.

Nga pamjet, shihet se simpatizantët e PD kanë festuar fitoren në mes të qytetit.

Rezultate për të gjitha kutitë e numëruara në Dibër, 227/227:

Partia Socialiste – 28.742 VOTA

Partia Demokratike – 29.020 VOTA

Lëvizja Socialiste për Integrim – 4445 VOTA

Elton Debreshi (I pavarur) – 580 VOTA

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll