Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Numërohen 26 kutitë e para në kryeqytet: Tirana “nuk do” Lulzim Bashën, më i votuari Belind Këlliçi. Te PS preferojnë Belinda Ballukun dhe Fatmir Xhafajn

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur të raportojë numrin e votave që ka marrë secili kandidat që ka garuar në zgjedhjet e 25 prillit. Në Tiranë, janë numëruar 26 kutitë e para, nga 1243.

Kështu, nga 26 kutitë e numëruara deri tani, referuar Partisë Demokratike dhe kooalicionit Aleanca për Ndryshim, katër më të votuarit janë Belind Këlliçi me 883 vota, Lulzim Basha me 279 vota, Agron Shehaj me 193 vota dhe Oriela Nebijaj me 155 vota.

Screenshot 6 34

Pra, nga këto rezultatet shihet se demokratët e qarkut të Tiranës preferojnë më shumë Belind Këlliçin e FRD-së sesa kryetarin e tyre, Lulzim Basha.

Ndërkohë, te Partia Socialiste më e preferuara është ministrja Belinda Balluku. Nga 26 kutitë e numëruara, ajo ka marrë 2140 vota, duke qenë më e votuara deri tani. I dyti më i votuari nga radhët e socialistëve është ish-ministri Fatmir Xhafaj, me 622 vota.

Më pas, vjen Etjen Xhafaj me 149 vota dhe Orlando Rakimi me 123 vota.

Screenshot 7 29
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img