
Numërimi i votave në Mal të Zi po shkon drejt fundit, dhe sipas rezultateve të deritanshme kryeson partia DPS e Milo Gjukanovic.
Deri më tani, janë numëruar 98.8% e votave dhe ndonëse Gjukanovicit kryeson, atij i duhet një koalicion për të siguruar shumicën në parlament, që ka 81 vende.
Partia properëndimore, DPS me 35% të votave dhe 29 mandate mbetet partia më e fuqishme. Por aleanca opozitare me 33% të votave dhe 28% të mandateve mbetet shumë pranë partisë DPS: Prognoza mbështetet në rezultatin e numërimit të 80% të votave.
Rezultatet deri tani:
Social Demokratët 4.13%
Partia Boshnjake 3.80%
SDP 3.09%
E zezë dhe e bardhë 5.53%
Koalicioni Shqiptar 1.37%
Vendimtar për Malin e Zi 35.44%
Për të ardhmen e Malit të Zi 32.82%
Lista shqiptare 1.54%
Paqja është kombi ynë 11.94%