Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nuk zmbrapsemi”, denoncimi i Tifozave Kuq e Zi: Po përballemi me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga policia, kërkojnë të heqim dorë nga bojkoti i këngëtarit serb

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk zmbrapsemi”, denoncimi i Tifozave Kuq e Zi: Po përballemi

Disa ditë më parë tifogrupi i kombëtares së futbollit, “Tifozat Kuq e Zi” përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale i bënë thirrje Bashkisë së Korçës të anulojë pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festën e birrës që do të mbahet në këtë qytet.

Edhe para dy ditësh në një aksion simbolik përpara zyrave të bashkisë së Korçës, Tifozat Kuq e Zikanë goditur me bojë të kuqe muret e godinës, duke bërë sërish thirrje për bojkotimin e këngëtarit serb Goran Bregoviç.

Por këto veprime të tyre duket se nuk kanë kaluar në heshtje, pasi në një postim të fundit në rrjetet sociale, tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi” denoncojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë psikologjike nga efektivët e policisë në çdo qytet, me këta të fundit që u kërkojnë të tërhiqen nga bojkoti ndaj këngëtarit serb.

Por sërish tifogrupi thotë se nuk do të tërhiqet, duke kërkuar bojkotimin e këngëtarit, teksa thonë se “Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme”.

Postimi i plotë:

Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative.

Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.

Nuk na frikësoni!

Nuk zbrapsemi!

Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme.

Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll