Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk zbatuan masat ndaj Covid, ISHSH gjobit 4 biznese në 24 orët e fundit (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në 24 orët e fundit ka gjobitur 4 biznese që shkelën rregullat kundër Covid.

ISHSH ka bërë me dije se në total janë realizuar mbi 130 mijë inspektime dhe monitorime gjatë epidemisë dhe janë vendosur mbi 500 masa administrative.

Sakaq, Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrjeve qytetarëve që të rrespektojnë masat, ndërsa i ka bërë thirrje bizneseve që të respektojnë protokollet e sigurisë.

Njoftimi i plotë:

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës antiCOVID kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet për masat ndaj COVID19.

Janë kryer mbi 1400 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit, janë marrë 4 masa administrative.

Në total janë realizuar mbi 130 mijë inspektime dhe monitorime gjatë epidemisë; Janë vendosur mbi 500 masa administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe protokollet e sigurisë.

MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

116372738_2933625060081885_8464150750128882933_o_copy_copy.jpg116432491_2933624630081928_5813962037878630846_o.jpg116372738_2933625060081885_8464150750128882933_o.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu