Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk votova veten time”, Najada Çomo zbulon ku e vendosi “X” në 25 prill

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk votova veten time”, Najada Çomo zbulon ku e vendosi

Shefja e Infektivit në QSUT njëkohësisht deputete e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, Najada Çomo ka folur për fushatën elektorale para 25 prillit, ku u shpreh se PS bëri fushatë model, duke respektuar masat anti-Covid.

Për fushatën e PD sipas saj “la për të dëshiruar në lidhje me respektimin e masave kundër Covid-19”.

Shefja në QSUT rrëfeu një detaj, lidhur me kandidimin e saj më 25 prill nën siglën e PS, ku zbuloi se nuk ka votuar emrin e saj në fletën e votimit, por vetëm numrin 12, që i korrespondonte Partisë Socialiste.

Pyetje: Fushata politike, ku është “hataja” që thoshte Rama.

Çomo: Fushatat e PS kanë qenë model. Hera e parë që u shkelën masat ishte mbedhja ku festuam fitoren e PS në sheshin “Skënderbej”. Mënyra sesi janë zhvilluar tubimet e PD lënë për të dëshiruar.

Pyetje: Si e përjetuat 25 prillin?

Çomo: Isha në krye të detyrës. Isha e bindur në fitore, por nuk kam parë sesa vota kam marrë. Unë kam votuar vetëm numrin 12 dhe jo veten time, sepse e dija se po të votoja nr 12, do të fitoja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll