Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

‘Nuk vdiq nga dhuna’ del EKSPERTIZA për Enea Ftojin, flasin FAMILJARËT pas takimit me zyrtarët e MB: Nuk kemi dijeni për rezultatet, të zhvarroset trupi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“I riu Enea Ftoji, baba i tre fëmijëve, i cili ishte shoqëruar në Komisariatin e Korçës si i dyshuar për vjedhje, nuk ka humbur jetën si pasojë e dhunës së Policisë”- kështu u tha në ekpertizën mjeko-ligjore për vdekjen e Enea Ftoit.

Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se ndaj tij, nuk është ushtruar dhunë.  Kështu bën me dije Ministria e Brendshme ndërsa informon se Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, zv.drejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Anila Trimi ishin në familjen e të ndjerit, për të ofruar mbështetje dhe ndihmë, në bashkëpunim me pushtetin lokal.

Por menjëherë pas takimit kanë reaguar familjarët të cilët shprehen se nuk kanë dijeni për rezultatet e eksprtizës, dhe se në takim nuk janë informuar. Sipas tyre, rezultatet e paraqitura nuk qendrojnë pasi trupi i Enea Ftojit kishte shenja dhune në trup.

“Nuk kemi dijeni për rezultatet e ekpsertizës. Në takim nuk na u tha për rezultatet, ndërsa Enea kishte shenja dhune në trup. Policia paska thënë se është vdekje natyrore por ne kërkojmë zhvarrosjen e trupit. Nëse nuk zbardhet e vërteta, bëjmë vetëgjyqësi”.– mësohet të jenë shprehur familjarët e 27-vjeçarit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img