Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Nuk u shtroi rrugën dhe i la pa ujë, banorët hakmerren ndaj kongresmenit, e mbajnë peng dhe e lidhin me litar: Na jep 15.000$ (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një kandidat për kryetar bashkie në Meksikë u zu në pritë nga banorët e një zone rurale dhe u detyrua të ecte rrugëve zbathur dhe me një lak rreth qafës, pasi ‘nuk arriti të përmbushë’ premtimet e tij si një kongresmen.

Juan Camacho po bënte fushatë në San Cristobal de las Casas më 16 maj kur ai dhe stafi i tij u zunë në pritë dhe u mbajtën peng për nëntë orë.

Banorët në lagjen rurale të Los Llanos u grumbulluan rreth Camacho dhe e pyetën atë, lidhur me projektet e punëve publike që ai kishte premtuar në këmbim të votave që përfundimisht i dhanë atij një vend në Kongres në vitin 2018.

Ndër premtimet që ai nuk arriti të realizonte dhe për të cilat banorët e akuzuan, ishte mosasfaltimi i rrugëve dhe dështimi në sigurimin e ujit të pijshëm, si dhe shkollimit të duhur për fëmijët e tyre.

Një video e publikuar më 19 maj tregon momentin kur Camachone e dërgojnë në një vend, ku shihet se duan ta lidhin me litar dhe më pas ta varin. Por banorët më vonë bien dakord që ta lirojnë Juan Camacho.

Ai deklaroi se “rrëmbyesit” e tij donin 15,000 dollarë për lirimin e tij.

“Unë kam 100,000 pesos, kjo është gjithçka që kam. Betohem”, i tha Camacho njërit prej banorëve.

Më shumë

spot_img
spot_img