Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nuk u rikandidua për deputete, reagon Vilma Bello: PS do ta fitojë këtë mandat historik për Shqipërinë, nga sot në shërbim të tyre si socialiste (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

52d44fda484f6ba258efbf2ff7473edd

Vilma Bello deputete e PS për qarkun e Vlorës, nuk do të jetë pjesë e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Bello i ka shprehur mirënjohjen kryeministrit Edi Rama që e besoi si dhe PS-së që e çmoi si përfaqësuese e socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Edhe pse nuk do të jetë kandidate në zgjedhjet e 25 prillit, ajo shprehet se do të jetë në shërbim të Partisë Socialiste, si socialiste.

Postimi i plotë i Vilma Bello:

Të dashur miq, sot kam vetëm një fjalë për të gjithë ju: Mirënjohje!

4 vitet e fundit kanë qenë vitet më të jashtëzakonshme të jetës sime!

Sot jam mirënjohëse!

Mirënjohje për Edi Ramën që besoi te unë, mirënjohje Partisë Socialiste që çmoi të jem përfaqësuese e socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë!

Ishte një mundësi jete që më bën krenare, e më shumë, bash për këtë shkak, m’i shton detyrimet!

U jam mirënjohëse socialistëve, njerëzve të thjeshtë e punëtorë, që më përkrahën!

Vlorës ia kam borxh nderin që më dha. Nuk e di nëse mund t’ia kthej dot ndonjëherë.

Jam përpjekur të bëj sa mundem, me gjithë zemër e me sa forcë kam patur.

Nga sot jam në shërbim të Partisë Socialiste, si socialiste, në krah të përfaqësuesve tanë, miqve e shokëve të mi që u është besuar barra fisnike për të shpënë përpara përpjekjen tonë të përbashkët në të mirë të Atdheut e shoqërisë!

Vlora ?? nuk do të kthehet pas! ???

Partia Socialiste ? do ta fitojë këtë mandat historik për Shqipërinë!

Ju faleminderit,

Përulësisht!

Kujtojmë që në qarkun e Vlorës nuk do të rikandidojnë deputetë aktualë.

Ata janë: Fatmir Velaj, Vilma Bello, Andrea Mart, Edmond Leka.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img