Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nuk u rikandidua për deputet, reagon Edmond Leka: Faleminderit Edi Rama për besimin, rrugëtimi i PS vazhdon më i fortë me njerëz të rinj (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9f252b29efd3b1721b922fd9d521e5dc

Edmond Leka deputeti i PS për qarkun e Vlorës, nuk do të jetë pjesë e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe vetë Leka me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka falenderuar të gjithë Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen në rrugëtimin e tij në politikë.

Ndër të tjera ai shkruan se rrugëtimi i PS vazhdon, më i fortë, me vizion të ri e me njerëz te rinj që që kanë shumë dëshirë për një Shqipërie më të mirë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, shoqe, shokë dhe të afërm!

Prej shumë vitesh kontribuoj dhe jam pjesë aktive e Partisë Socialiste sepse kam besuar gjithmonë në vlerat, misionin, vizionin, dhe forcën e Saj dhe Edi Ramës.

Ëndëruam, besuam, dhe bëmë realitet ndryshime rrënjësore në Vlorën tonë, vendin tonë, dhe të ardhmen Europiane të Shqiperisë!

Ndihem shumë i vlerësuar dhe i privilegjuar që mu besua përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Vlorës,  në dy legjislatura.

U mundova të jap më të mirën  time duke u bazuar në vlerat morale dhe pastërtinë e figurës së deputetit, duke nderuar veten, familjen time,  dhe Partinë Socialiste që më besoi dhe më vlerësoi.

I lumtur që dhashë kontributim tim modest për zhvillimin dhe përparimin e qytetit tim të dashur, njoha më shumë bashkëqytetarët e mi, bëra më shumë miq e shokë në këtë eksperincë disa vjecare.

I nderuar  që kontribuova si deputet i Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve,  në miratimin e ligjeve të reformës në drejtësi, nē ngritjen e institucioneve të reja, miratimin e buxhetit për funksionimin e drejtësisë, për më shumë akses të qytetarēve në drejtësi.

Ndoshta mund dhe duhet të kisha bërë më shumë gjatë ushtrimit të detyrës time, por jam i ndërgjegjshëm se jo cdo gjë ka qenë e realizueshme, kushtet dhe rrethanat mund të kenë qenë të tilla. I kërkoj ndjesë cdo qytetari të  Vlorës, cdo antari të Partisë Socialiste që mund të kem lënduar pa dashje me veprimet ose mosveprimet e mia.

Rrugëtimi i Partisë Socialiste vazhdon, më i fortë, më i qartë, me vizion të ri e me energji të reja, me njerëz te rinj që janë kaq të shumtë dhe kanë kaq shumë dëshirë e energji në mbështetje të ëndrës sonë të madhe, për një Shqipërie më të mirë, për Vlorën tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Faleminderit cdo antari të Partisë Socialiste që më mbështeti në rrugëtimin tim politik, faleminderit Partia Socialiste familja jonë e madhe , faleminderit Edi Rama për besimin, mbështetjen dhe vlerësimin!

Faleminderit familjes time që ma lehtësoi punën, duke mu gjendur kaq pranë, me mbështetje maksimale dhe pa kushte, në këtë rrugëtim në gjithë këto vite!

MIRENJOHJE PA FUND TE GJITHEVE!

Suksese deputetëve te rinj dhe skuadrës fituese të Qarkut Vlorë!

Kujtojmë që në qarkun e Vlorës nuk do të rikandidojnë deputetë aktualë.

Ata janë: Fatmir Velaj, Vilma Bello, Andrea Mart, Edmond Leka.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img