Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën.
Mësohet se i riu i cili ishte duke punuar në një prej fasonerive të këtij qyteti nuk është ndjerë mirë. Kanë qenë punojësit e fasonerisë ata që e kanë çuar më urgjencë në spital, mirëpo fatkeqësisisht ka humbur jetën.
Sipas dyshimeve të para që vijnë nga spitali i Pogradecit, vdekja e 36 vjeçarit ka ardhur për shkak të një ataku kardiak, ndërkohë priten më tepër detaje në vijim.
Sondazh
Poll