Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Nuk u dënua për trafik droge”, Braçe i del në mbrojtje kryebashkiakut të Mallakastrës: Kërkoi rrogën nga pronari grek, vëreni veten në lëkuren e një punëtori në ndërtim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëvendëskryeministri Erion Braçe i ka dalë në mbrojte kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailja, i cili rrezikon të humbë mandatin pasi nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi, në vitin 1999. Prokuroria i dërgoi dje rezultatet e hetimit KQZ dhe vërtetonte se Ismailaj ka qenë i dënuar në shtetin fqinj.

Me anë të një postimi të gajtë në Facebook, Braçe shkruan se Ismailaj ka qenë puntorë në Greqi dhe se është dënuar se ka kërkuar rrogën tek një punëdhëns gre, dhe jo për trafik dorge.

Ndër të tjera ai shkruan se Ismailja është dënuar në mungesë dhe pa dijeninë e tij.

Postimi i plotë i Braçe:

Pra;

KRYETARI I BASHKISE MALLAKASTER NUK ESHTE DENUAR PER:

TRAFIK DROGE;

TRAFIK QENIESH NJEREZORE;

TRAFIK ARMESH;

TRAFIK PAS VJEDHJEVE TE MAKINAVE;

KONTRABANDE NAFTE;

NUK ESHTE DENUAR AS PER KRIJIMIN E NDONJE ORGANIZATE KRIMINALE E AS PER PERFSHIRJE NE NJE TE TILLE;

NUK ESHTE DENUAR PER PASTRIM PARASH!

Por eshte denuar NE MUNGESE E PA DIJENINE E TIJ, sepse ka kerkuar rrogen tek nje punedhenes ne Greqi!!!!!

E ka shkelur sepse e ka kerkuar edhe me force si punetor krahu qe ishte;

Por mendojeni,

ne Greqi shqiptaret kane punuar e punojne prej vitesh ne pune pa sigurime,

kane ndertuar ne Greqi, ishuj pafund,

por nuk mbrohen nga asnje sindikate!

Tani vereni veten ne lekuren e nje punetori ne ndertim ne Greqi qe rropatet dhe i mohojne rrogen, merrni fryme dy here e kujtoni edhe familjare tuaj qe e kane bere e vuajtur kete hall atje poshte, ne ishuj!

E kuptoni cfare turpi eshte?!

E kuptoni cfare idiotesh ka ne opozite ky vend?

E dini qe;

KANE MES TYRE NJE HAJDUT MAKINASH, PRA NJE HAJDUT TE DENUAR ME VENDIM GJYKATE TE FORMES SE PRERE DHE BENE SI QENTE NE KQZ E NUK E SHKARKUAN SEPSE AI KISHTE THENE NE FORMULAR SE “JAM DENUAR PER VJEDHJE SI HAJDUT”!

Madje madje e kishin thelbin e skemes se blerjes se votes masivisht ne keto zgjedhje!

Pra kjo fare partie qe humb e humb,

sulmon, shan, fyen e shpif nje punetor shqiptar ndertimi qe kerkon rrogen e mohuar dhe, mbron, shpeton, kandidon e rikandidon nje hajdut te denuar per vjedhje!

Kaq e thjeshte eshte!

Më shumë

spot_img
spot_img